Shmanget lufta? Rusia njofton se po tërheq disa trupa ushtarake nga kufiri me Ukrainën

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shmanget lufta? Rusia njofton se po tërheq disa trupa ushtarake nga kufiri me Ukrainën

Ministria ruse e Mbrojtjes tha se disa trupa të vendosura pranë kufirit me Ukrainën po kthehen në bazat e tyre pas përfundimit të stërvitjeve, sipas agjencisë së lajmeve Interfax.

Megjithatë, operacionet e mëdha ushtarake në shkallë vendi do të vijojnë, shtoi Interfax.

Lajmi vjen ndërkohë që kancelari gjerman Olaf Scholz viziton sot Moskën, për bisedime me presidentin Vladimir Putin, në përpjekjen më të fundit të Perëndimit për të bindur Kremlinin të zgjedhë diplomacinë mes përshkallëzimit të tensioneve në kufirin me Ukrainën.

Scholz, i cili më herët u takua me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky tha se nuk ka asnjë justifikim të arsyeshëm për aktivitetin ushtarak të Moskës në kufi. Kancelari gjerman i bëri thirrje Rusisë të ndërmarrë hapa të menjëhershëm për zbutjen e tensioneve dhe tha se Perëndimi ishte i gatshëm për dialog serioz.

Advertisement

“Ne jemi të gatshëm për dialog serioz me Rusinë për çështjen e sigurisë në Europë. Por ne presim që Moska të ndërmarrë hapa të qartë për të zbutur tensionet. Qëndrimi i Gjermanisë është se çdo akt  agresioni kundër Ukrainës do të ketë pasoja serioze politike, ekonomike dhe gjeostrategjike për Rusinë”, tha kancelari.

Mes paralajmërimeve amerikane se Rusia mund të sulmojë këtë javë, në 16 shkurt sipas disa mediave të Perëndimit, presidenti Volodymyr Zelensky i ka vendosur që ta shpallë në këtë datë, atë që e ka pagëzuar si ditën e unitetit. Lideri ukrainas i bëri thirrje popullit që të valëvisë flamuj dhe të këndojnë njëzëri Himnin Kombëtar.

“Ata na thonë se 16 shkurti do të jetë dita e sulmit. Ne do ta bëjmë ditën e unitetit. Ukrainasit duhet të ngrenë flamujt dhe të këndojnë Himnin në 10 të mëngjesit. Lë t’i tregojmë unitetin tonë botës”, tha ai.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy