minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajm shqiperia lajm cloud hosting petrol prices local minibus hire minibus hire Leeds
Tensionet për Ukrainën, Rusia njofton manovër ushtarake të shkallës së gjerë - Struga.info


Tensionet për Ukrainën, Rusia njofton manovër ushtarake të shkallës së gjerë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Tensionet për Ukrainën, Rusia njofton manovër ushtarake të shkallës së gjerë

Në kulmin e tensioneve, lidhur me Ukrainën, ndërsa perëndimi parashikon se Moska mund të pushtojë shpejt shtetin fqinjë, Rusia njofton për mbajtjen e një manovre ushtarake në shkallë të gjerë, në Atlantik, Arktik, Paqësor dhe në Mesdhe.

Në stërvitjen e planifikuar për në janar dhe shkurt janë përfshirë më shumë se 140 anije, mbi 60 avionë dhe 1000 pajisje të tjera ushtarake, njoftoi Ministria ruse e Mbrojtjes në Moskë.

Rreth 10000 ushtarë do të marrin pjesë në këtë manovër. Ministria ruse e Mbrojtjes shpjegoi, se qëllimi kryesor i stërvitjes së planifikuar është “mbrojtja e interesave kombëtare ruse në oqeane dhe për t’u bërë ballë kërcënimeve ndaj Rusisë prej oqeaneve”.

Në atë që konsiderohet një tjetër sinjal për përshkallëzimin të situatës, Shtetet e Bashkuara lejojnë vendet baltike që të furnizojnë Ukrainën me armët e prodhuara në SHBA. Uashingtoni bëri të ditur se Estonia, Letonia dhe Lituania si dhe Britania e Madhe kanë marrë lejen që nga arsenalet e tyre të dërgojnë në Ukrainë pajisje ushtarake të prodhuara nga SHBA, por nuk janë dhënë detaje për llojin e armëve.

Advertisement

DW citon një zyrtarë të thotë se Estonia mund të dërgojë armë artilerie Javelin, ndërsa Lituania raketa të mbrojtjes ajrore Stinger. Bazuar në rregulloret e kontrollit të eksportit të armëve shtetet duhet të marrin lejen e departamentit amerikan të shtetit para se të dërgojnë armë të treta të marra nga SHBA.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy