Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, gjatë fjalimit të tij emocionues në Parlamentin Evropian, ka dënuar pushtimin e Ukrainës nga Vladimir Putin, duke e cilësuar ofensivën ushtarake ruse, brutale dhe të bazuar në gënjeshtra të neveritshme.

Ai tha se rendi ndërkombëtar i bazuar në rregulla ndodhet nën sulm dhe i përshkroi veprimet e Moskës si “terrorizëm gjeopolitik, thjeshtë dhe pastër”.

Lidhur me kërkesën e Ukrainës për t’u bërë vend anëtar i BE-së, presidenti i KE tha: “Kjo rrugë do të jetë e vështirë, ne e dimë se ka pikëpamje të ndryshme në Evropë”.

Megjithatë ai e pëshkroi kërkesën e presidentit të Ukrainës për anëtarësimin e vendit si “legjitime” dhe “simbolike”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";