Putin-Xi Jinping kundër NATO-s/ Reagon SHBA: Rusia pretekst për luftë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Putin-Xi Jinping kundër NATO-s/ Reagon SHBA: Rusia pretekst për luftë

Presidenti rus Vladimir Putin dhe homologu i tij kinez, Xi Jinping janë takuar në Pekin, përpara hapjes së Lojërave Olimpike Dimërore.

Dy liderët i janë drejtuar aleancës së Atlantikut të Veriut me një thirrje të përbashkët ku kërkojnë që blloku ushtarak të heqë dorë nga planet për zgjerim të mëtejshëm dhe të shmangë vazhdimin e mentalitetit të Luftës së Ftohtë.

Ndërkohë Agjencitë amerikane të inteligjencës besojnë se Rusia ka krijuar një plan për të sajuar një pretekst për një pushtim të Ukrainës, potencialisht duke prodhuar video propagandistike që tregojnë një sulm të organizuar.

 

Advertisement

JOHN KIRBY

ZEDHENES I PENTAGONIT

 

“Ne kemi informacione se rusët ka të ngjarë të duan të sajojnë një pretekst për një pushtim. Si pjesë e këtij sulmi të rremë, ne besojmë se Rusia do të prodhonte një video propagandistike grafike, e cila do të përfshinte kufoma dhe aktorë që do të përshkruanin imazhe të vendeve të shkatërruara”.

Advertisement

 

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov deklaroi se Uashingtoni vazhdon të ngrejë pretendime pa paraqitur asnjë provë, ndërsa dislokimi i trupave ushtarake po ngre tensionet në rajon.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy