Kremlini këtë të premte ka deklaruar se konflikti në Ukrainë do të përfundojë kur Perëndimi të ndërmarrë veprime lidhur me shqetësimet e ngritura vazhdimisht nga Rusia për vrasjen e civilëve në lindje të Ukrainës dhe zgjerimin e NATO-s drejt lindjes.

Mediat e huaja bëjnë me dije se duke iu përgjigjur pyetjes sesi mund të përfundojë kriza, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov,përcaktoi pozicionin e Rusisë dhe tha se besonte që Ukraina po diskutonte për kërkesat e Moskës me Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tjerë.

“Rusia formuloi kërkesa konkrete ndaj Ukrainës për t’i zgjidhur këto çështje. Me sa kuptojmë, ato kërkesa po diskutohen nga ukrainasit me këshilltarët e tyre, kryesisht Shtetet e Bashkuara dhe vendet e Bashkimit Evropian”, tha ai.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";