Ish-ambasadori Arvizu: Kërcënimi bërthamor i Putinit duhet marrë seriozisht

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ish-ambasadori Arvizu: Kërcënimi bërthamor i Putinit duhet marrë seriozisht

Ish-ambasadori i SHBA në Shqipëri, Aleksandër Arvizu thotë se pushtimi i Ukrainës nga Rusia do të sjellë pasoja të rënda për të dy palët, popullin ukrainas dhe ushtrinë ruse.

Gjatë një interviste për Euronews Albania, ai tha se situata mund “të përkeqësohet shumë më tepër nga sa mendohet për popullin ukrainas, por edhe për ushtrinë ruse”.

Sipas tij, pushtimi i Ukrainës ka qenë në planet e Putinit që prej vitit 2014 kur aneksoi Krimenë ndaj nuk e cilëson një dështim të diplomacisë perëndimor përshkallëzimin e konfliktit.

“Shumë njerëz asokohe paralajmëruan për rrezikun, por ishte në natyrën e njeriut të mendonte se gjërat do të mbaronin me kaq. Por jo, ky ishte vetëm fillimi. Putin ishte i vendosur për ta bërë këtë”, tha ish-ambasadori.

Advertisement

Arvizu thotë se sanksionet ato do të kenë ndikim por nga ana tjetër “shkak të gjendjes mendore të Putin, ato do ta shtyjnë atë të përgjigjet edhe më fort”.

“Ne po e shohim këtë, po shohim sulme me artiljeri dhe me raketa ndaj objektivave civilë, prandaj situata do të bëhet më keq. Ky është problemi i madh. Por lajmi i mirë, nëse do ta quajmë kështu, është se koalicioni anti-Putin është shumë më i fortë. NATO është më i bashkuar se kurrë”, tha ai.

Lidhur me mundësinë e përdorimit të armëve bërthamore, ish-ambasadori shprehet se ky kërcenim duhet marrë seriozisht.

“Kush e kishte parashikuar që në 2022-shin do të kishte një luftë të nisur nga Rusia in Evropën lindore? Askush nuk mund ta kishte parashikuar. Ndaj duhet të marrim çdo kërcënim seriozisht dhe kjo është arsyeja përse kjo është një çështje delikate për NATO-n, BE-në, SHBA dhe pjesën tjetër të botës”, tha Arvizu.

Advertisement

Sipas ish-ambasadorit amerikan mundësia që të ketë një marrëveshje gjatë bisedimeve Rusi-Ukrainë është e vogël pasi ushtria ruse është e përgatitur për sulm në shkallë madhore.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy