Presidenti francez Emmanuel Macron do të udhëtojë në Berlin të premten për t’u takuar me kancelarin gjerman Olaf Scholz, në një përpjekje për të minimizuar tensionet e fundit mbi Ukrainën, thanë zyrtarë të lartë gjermanë dhe francezë.

Kryeministri polak Donald Tusk do të takohet më vonë gjatë ditës me dy liderët e tjerë, sipas një zyrtari gjerman, duke shënuar takimin e parë të “Trekëndëshit të Vajmarit” (një formë bashkëpunimi midis tre vendeve) që kur Tusk u bë kryeministër i tij në dhjetor.

Macron është planifikuar të mbërrijë në kancelarinë në Berlin rreth mesditës të së premtes për bisedimet e tij dypalëshe me Scholz. Pas takimit Macron-Soltz do të vijojë një diskutim trepalësh me Tusk.

Të tre liderët synojnë që takimi të jetë një shfaqje uniteti pas një periudhe të tensionuar në të cilën marrëdhënia franko-gjermane mbi Ukrainën është kthyer në antagonizëm të hapur. /vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";