Scholz “i prerë” ndaj Macron: Nuk kemi rënë dakord për të dërguar trupa të NATO-s në Ukrainë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Scholz “i prerë” ndaj Macron: Nuk kemi rënë dakord për të dërguar trupa të NATO-s në Ukrainë

Edhe kancelari gjerman, Olaf Scholz ka refuzuar në mënyrë kategorike një plan të NATO-s për të dërguar trupa në Ukrainë. Ai theksoi se nuk do të ketë trupa tokësorë.

Komentet e tij vijnë pasi presidenti francez, Emmanuel Macron tha se nuk mund të përjashtonte mundësinë që vendet perëndimore të dërgonin trupa në Ukrainë të hënën.

“Nuk do të ketë trupa tokësore, nuk do të ketë ushtarë në tokën ukrainase të dërguar atje nga vendet evropiane ose shtetet e NATO-s”, tha Scholz.

Scholz tha gjithashtu se ky diskutim u mbajt në Paris dhe shtoi se samiti ishte shumë unanim për këtë çështje.

Advertisement

Po ashtu, edhe kreu i NATO-s, Jens Stoltenberg mohoi që NATO të jetë dakordësuar për të dërguar trupa në Rusi./vizionplus.tv/

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy