Nëntë shtetas francezë janë të zhdukur ose të mbajtur peng pas sulmeve të Hamasit në Izrael. Lajmi njoftohet nga presidenti francez, Emmanuel Macron, pas takimit me të afërmit e shtetasve francezë të vdekur dhe të zhdukur në Izrael. Pas mbërritjes së tij, Macron u takua me 30 të afërm të 18 shtetasve francezë të vrarë ose të zhdukur që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor, duke përfshirë familjen e Mia Schem, një gruaje 21-vjeçare franko-izraelite e cila u shfaq në një video të publikuar nga Hamasi.

 

“Ne jemi të lidhur me Izraelin nga pikëllimi,” tha Macron, i cili mbërriti në Tel Aviv të martën në mëngjes.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Presidenti francez, Emmanuel Macron ndodhet që në mëngjes në Izrael , ku u takua me homologun e tij izraelit, Yitzhak Herzog. Ai theksoi se ajo që ka prioritet absolut është kthimi i të rrëmbyerve të mbajtur robër nga Hamasi në Rripin e Gazës. Sipas presidentit francez, vendi i tij qëndron në krah të Izraelit dhe do të bëjë gjithçka për të rivendosur paqen dhe stabilitetin në rajon.