Brukseli do t’u kërkojë njerëzve që të mbajnë maska në hapësira publike – të jashtme dhe të mbyllura – nëse vazhdon rritja e numrit të rasteve me koronavirusin e ri, tha qeveria rajonale të enjten.

Vendimi do të fillojë të zbatohet, kur mesatarja ditore e rasteve për 100,000 banorë të arrijë në 50 – gjatë një jave, tha Rudi Vervoort, kreu i qeverisë rajonale të Brukselit.

Javën e kaluar, mesatarja ditore në rajon ishte 38.4, raporton Reuters.

Belgjika vendosi kufizime të rrepta më 27 korrik pasi rastet me koronavirus u rritën javët e fundit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Qeveria britanike tha të enjten se do të vendosë masën e izolimit të detyrueshëm për vizitorët nga Belgjika.

Gjermania dhe Holanda gjithashtu kanë këshilluar qytetarët e tyre që të mos udhëtojnë në provincën e Antwerp në veri të Belgjikës, ku u vendos një gjendje e jashtëzakonshme për të ngadalësuar përhapjen e virusit.

Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve e ka përcaktuar Belgjikën në nivelin e portokallt për koronavirusin e ri, që do të thotë se numri i rasteve për 100,000 banorë është 20 ose më lart për dy javë.

Belgjika, ku Bashkimi Evropian dhe NATO-ja kanë selitë e tyre, vendosi një bllokim në mbarë vendin më 18 mars, për shkak të sëmundjes COVID-19, nga e cila kanë humbur jetën 9.859, një nga shifrat më të larta të vdekjeve në botë, për kokë banori./ REL

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Mbajtja e maskës mund të bëhet e detyrueshme në Bruksel shkruan Vizion Plus.