Franca mund të detyrojë mbajtjen e maskës edhe në ambjentet e hapura

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Franca mund të detyrojë mbajtjen e maskës edhe në ambjentet e hapura

Autoritetet lokale në Francë mund ta detyrojnë veshjen e maskës në hapësirat e jashtme, për të frenuar përhapjen e koronavirusit, tha ministri i Shëndetësisë i Francës, Olivier Veran.

“Ky vendim mund të merret në nivel lokal, varësisht situatës së epidemisë në secilin rajon”, shkroi Veran në Twitter.

Qeveria e Francës tashmë i ka bërë të detyrueshme maskat në të gjitha hapësirat e mbyllura publike, përfshirë transportin publik dhe dyqanet.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, e ka shpallur “fitoren e parë” ndaj koronavirusit në qershor.

Advertisement

Atëbotë, Macron i ka dhënë fund edhe gjendjes së jashtëzakonshme, por shpërthimet lokale të rasteve vazhdojnë.

Franca ka raportuar për 1,377 raste të reja të enjten.

Në total, ky vend – ndër më të goditurit në Evropë – ka konfirmuar mbi 200,000 raste të të infektuarve dhe më shumë se 30,000 viktima.

Në gjithë botën, koronavirusi ka prekur mbi 17 milionë njerëz.

Advertisement

Prej tyre, mbi 670 mijë kanë vdekur, ndërsa mbi 10 milionë janë shëruar.

Franca mund të detyrojë mbajtjen e maskës edhe në ambjentet e hapura shkruan Vizion Plus.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy