Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken shkon të hënën në Bruksel për të marrë pjesë në takimin e ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s. Takimi pritet të përqendrohet tek mbështetja e qëndrueshme për Ukrainën. Takimi vjen menjëherë pasi parlamenti i Turqisë e ratifikoi anëtarësimin e Finlandës në NATO.

 

Parlamenti i Turqisë e ratifikoi të enjten kërkesën e Finlandës për t’u anëtarësuar në NATO. Sekretari i Përgjitshëm i NATO-s Jens Stoltenberg e uroi Helsinkin për procesin më të shpejtë në historinë moderne të aleancës.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Finlanda do t’i bashkohet zyrtarisht aleancës sonë në ditët në vijim. Anëtarësimi do ta bëjë Finlandën më të sigurt dhe NATO-n më të fortë”, tha zoti Stoltenberg.

 

Agresioni rus në Ukrainë shënoi një pikë kthese si për Suedinë, ashtu edhe për Finlandën, duke i shtyrë dy vendet që të heqin dorë nga neutraliteti prej disa dekadash dhe të kërkojnë anëtarësim në NATO.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Finlanda dhe Rusia ndajnë një vijë kufitare prej 1300 kilomentrash. Por për sa i përket Suedisë, Turqia dhe Hungaria nuk kanë dhënë shenja se do ta mbështesin anëtarësimin e saj.

 

Javën që vjen Sekretari i Shtetit, Antony Blinken, shkon në Bruksel për të marrë pjesë në takimet e Bashkimit Evropian dhe të NATO-s, ku do të flitet për mbështetjen e vazhdueshme për Kievin. Takimi i fundit i ministrave të jashtëm të vendeve të NATO-s u zhvillua nëntorin e kaluar në Bukuresht të Rumanisë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Uashingtoni e mbështet fuqishëm anëtarësimin sa më të shpejtë të Finlandës dhe Suedisë në NATO. Një ekspert i tha Zërit të Amerikës se anëtarësimi i Finladës është firore e madhe për Helsinkin dhe NATO-n dhe një hap prapa për politikat e presidentit Putin.

 

“Putini e filloi agresionin ndaj Ukrainës më 24 shkurt të vitit 2022 duke sfiduar dhe kërcënuar aleancën e NATO-s, për të bllokuar anëtarësimin e Ukrainës. Mendoj se ai shpresonte të pengonte NATO-n. Duhet të jetë shumë zhgënjyese për të kur sheh rastin e Finlandës. Ndodhi pikërisht e kundërta dhe aleanca po zgjerohet”.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Vizita e fundit e udhëheqësit kinez Xi Jinping në Rusi, ka gjasa të jetë një temë diskutimesh në Bruksel. Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen tha se blloku po vëzhgon qëndrimin e Pekinit.

 

Duhet të jemi të sinqertë. Mënyra se si Kina vazhdon të ndërveprojë në luftën e Putinit do të jetë një faktor përcaktues në ecurinë e mëtejshme të marrëdhënieve BE-Kinë”.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Analisti i tha Zërit të Amerikës se është e vështirë të vlerësohet rëndësia e takimit mes Presidentit Putin dhe zotit Xi, por duket se në prapaskenë ka një farë tensioni mes Pekinit dhe Moskës lidhur me mënyrën se si Rusia po e zhvillon luftën.