Autoritetet shëndetësore në Itali kanë raportuar sot 2,494 raste të reja me koronavirus nga 315,285 testime të kryera.

Ndërkohë në 24 orët e fundit 49 qytetarë kanë humbur jetën si pasojë e virusit, ndërsa një ditë më parë, 34. Shkalla e pozitivitetit qëndron në 0.8%, ndërsa dje ishte 1.3%. sipas të dhënave, të shëruarit janë 3,997. Shtrimet në spital (-23) dhe kujdesi intensiv (-4) u ulën.

Që nga fillimi i pandemisë, 4,490,388 njerëz janë shëruar nga Covid. Numri i përgjithshëm i personave të pranuar në kujdes intensiv është 370, ndërsa 2,665 janë pozitivë në repartet e zakonshme.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";