Covid-19 në 24 orët e fundit: Regjistrohen 89 raste të reja dhe 3 humbje jete

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Covid-19 në 24 orët e fundit: Regjistrohen 89 raste të reja dhe 3 humbje jete

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 89 raste pozitive me koronavirus në vendin tonë.

Sipas MSH, gjatë këtyre 24 orëve e kanë humbur betejën me virusin e rëndë edhe 3 të infektuar, duke e çuar në 2411 numrin total të viktimave, që nga nisja e pandemisë në vend.

Sa i përket situatës në spitale, MSH thekson se “Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 99 pacientë, 10 në terapi intensive, nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar”.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 25 raste në Tiranë, 8 në Fier, 7 në Vlorë, 6 në Durrës, nga 4 raste në Devoll, Pogradec, Sarandë, nga 3 raste në Lezhë, Kavajë, Kamëz, Gjirokastër, nga 2 raste në Shkodër, Krujë, Korçë, Përmet, Memaliaj, nga 1 rast në Elbasan, Mirditë, Delvinë, Tepelenë, Dibër, Skrapar, Maliq, Dropull, Konispol.

Advertisement

Në 24 orët e fundit janë shëruar 873 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 116,126 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 99 pacientë, 10 në terapi intensive, nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 3 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me covid19: 2 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Lezha, të moshave 50-72 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (08 Maj 2021)
Raste të reja ditore 89
Të shëruar në 24 orë 873
Të shtruar në spitale 99
Humbje jete në 24 orë 3
Testime ditore 4,516

Advertisement

Testime totale 656,876
Raste pozitive 131,666
Raste të shëruara 116,126
Raste Aktive 13,129
Humbje jete 2,411

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 11038
Shkodër 341
Fier 327
Korçë 250
Gjirokastër 246
Durrës 231
Vlorë 215
Elbasan 134
Lezhë 101
Berat 90
Dibër 88
Kukës 68

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy