Ministri i Shëndetësisë në Greqi, Vassilis Kikilias deklaroi se procesi i vaksinimit po ecën siç duhet.

 

Ai deklaroi se deri tani janë vaksinuar më shumë se 850 mijë qytetarë, ndërsa shpreson se në fund të kësaj sfide Greqia do të dalë e fituar.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

“Ne përpiqemi sepse i respektojmë bashkëqytetarët tanë. Kështu do të bëjmë derisa të përfundojmë procesin e vaksinimit. Unë dua të them se ne kemi tejkaluar 850.000 vaksinime dhe nëse dikush llogarit dozën e parë, me 5.3% ne jemi vendi i tretë në Evropë. Këto janë elementë të rëndësishëm për të kuptuar se sa përpjekje është bërë. E gjithë bota po bën një betejë të madhe, ka lodhje, por ka shpresë dhe shpresa është forca lëvizëse dhe ne do të kemi sukses.”