Mitsotakis: Vaksinimi po vazhdon sipas planit, mbi 140 mijë të vaksinuar

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Mitsotakis: Vaksinimi po vazhdon sipas planit, mbi 140 mijë të vaksinuar

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis deklaroi se procesi i vaksinimit po vazhdon sipas planit.

 

Ai sqaroi se Greqia mund të krijojë kushte për të vaksinuar edhe më shumë qytetarë brenda një dite, por shtoi se problem mbetet sasia e paktë e vaksinave në dispozicion.

 

Advertisement

“Procesi i vaksinimit po vazhdon saktësisht siç e kemi planifikuar. Dje kemi bërë më shumë se 17,000 vaksina në të gjithë vendin. Ne kemi tejkaluar 140,000 vaksinime që kur kemi filluar dhe do të vazhdojmë me këtë proces dhe me këtë ritëm. Unë kam thënë shumë herë që ne jemi të gatshëm të bëjmë shumë më shumë vaksina, por numri i vaksinave, siç e dini ju, përcaktohet nga kufizimet e vendosura nga kompanitë dhe nga marrëveshjet që kemi nënshkruar në nivelin evropian”, tha Kyriakos Mitsotakis.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy