Ndërsa mungesa e dozave të vaksinave po i detyron shumë vende evropiane të vijojnë masat kufizuese, Izraeli rihapet pothuajse tërësisht, falë vaksinimit masiv.

Izraeli ka vaksinuar 5 milionë njerëz, ose më shumë se gjysmën e popullsisë, me të paktën një dozë.

Kryeministri Benyamin Netanyahu tha se deri në fund të prillit, e gjitha popullata do të vaksinohet.

Mirëpo, deri atëherë, ajo bën thirrje që të mbajnë masakt dhe distancën.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Një numër i madh i aktiviteteve ekonomike, përfshirë restorantet, kafenetë, shkollat ​​(në disa zona me shkallë të ulët infeksioni), ambiente kulturore, atraksione turistike do të kthehen në normalitet.

Elementi vendimtar ishte “Green pass” (imunizimi i dyfishtë ose rikuperimi nga virusi), i cili iu lejon pronarëve që të kenë një numër më të madh shërbimesh në krahasim me ata që nuk e marrin këtë status.