Pas fushatës së suksesshme të vaksinimit, Izraeli rihap baret, restorantet dhe shkollat

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Pas fushatës së suksesshme të vaksinimit, Izraeli rihap baret, restorantet dhe shkollat

Duke nisur nga sot, në Izrael do të nisë gradualisht rihapja e vendit. Qeveria përcaktoi mbrëmjen e të shtunës se shumica e aktivitetit ekonomik, përfshirë baret e restorantet, shkollat, ngjarjet kulturore, akvititetet turistike, do të rinisë.

 

Aeroporti Ben Gurion do të zbatojë gjithashtu një rihapje të pjesshme, duke lejuar pa ndonjë autorizim të nevojshëm nga autoritetet kthimin e 3,000 izraelitëve në ditë. Karantina për ata që ende nuk e kanë marrë vaksinën do të kryhet në shtëpi.

 

Advertisement

Me gati 5 milion izraelitë të vaksinuar me të paktën një dozë dhe një numër rastesh nën kontroll, kufizimet janë lehtësuar. Elementi vendimtar është “Leja jeshile” (vaksinimi me të dyja dozat). Kjo do të lejojë pronarët të kenë një numër më të madh shërbimesh sesa ata që akoma janë në pritje të vaksinës.

 

Për shembull, restorantet do të jenë në gjendje të akomodojnë deri në 75% të kapacitetit të tyre të klientëve në ambiente të mbyllura me “Lejen jeshile” dhe deri në 100% në natyrë.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy