minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajm shqiperia lajm cloud hosting petrol prices local minibus hire minibus hire Leeds
Pas Parisit, mbyllen baret dhe restorantet në 4 qytete të tjera franceze - Struga.info


Pas Parisit, mbyllen baret dhe restorantet në 4 qytete të tjera franceze

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Pas Parisit, mbyllen baret dhe restorantet në 4 qytete të tjera franceze

Qeveria franceze ka vendosur që të ndërmarrë kufizime më të rrepta për parandalimin e koronavirusit në katër qytete, pas rritjes së rasteve me koronavirus.

Bëhet fjalë për qytete si Lyon, Lille, Grenoble dhe Saint-Etienne. Baret dhe restorantet do të mbyllen, siç bënë në Paris në fillim të kësaj jave dhe Marseille muajin e kaluar.

“Situata është përkeqësuar në disa metropole ditët e fundit. “Çdo ditë, gjithnjë e më shumë njerëz infektohen”, tha ministri francez i Shëndetësisë, Olivier Veran në një konferencë shtypi.

Situata si pasojë e koronavirusit në Francës paraqitet si e disa vendeve të tjera evropiane, duke përfshirë Hollandën, Poloninë, Ukrainën dhe Republikën Çeke, të cilat raportuan të gjitha rritje rekord të rasteve ditore të enjten.

The post Pas Parisit, mbyllen baret dhe restorantet në 4 qytete të tjera franceze appeared first on Vizion Plus.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy