Xhorxhia Meloni ka zhvilluar këtë të dielë mbledhjen e parë si kreyministre e Italisë. Ajo e nisi fjalimin e saj para Këshillit të Ministrave me një falënderim për Presidentin e Republikës, Sergio Mattarella. Në mbledhjen e Këshillit të Ministrave u caktuan edhe prioritetet e qeverisë së re.

 

 

“Duhet të jemi të bashkuar për të kapërcyer emergjencat me të cilat po përballet vendi”, mësohet të ketë thënë ajo para ministrave. Qeveria nderkohe miratoi emërimin e Antonio Tajanit dhe Matteo Salvinit si zëvendëskryeministra si dhe emërimin e 9 ministrave të tjerë pa portofol.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

 

“Ne shkruam historinë. Tani le të shkruajmë të ardhmen e Italisë”, shkroi në Tëitter pas mbledhjes Meloni.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Kjo e diel nisi me axhendë të ngjeshur për lideren e Frateli di Italia. Pas takimit me ish-kryeministrin Draghi në Pallatin qeveritar ku iu dorëzuar simbolikisht zilja e Këshillit të Ministrave ajo zhvilloi edhe një bisedë 1 orëshe me të. Më pas Meloni drejtoi edhe mbledhjen e kabinetit.

 

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kjo ishte një ditë historike jo vetëm për Melonin por edhe për Italinë, pasi është hera e parë në historinë e vendit që një grua zgjidhet kryeministre.

 

 

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";