Berisha uron Meloni për fitoren në zgjedhje: Do jetë kryeministrja reformatore e Italisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Berisha uron Meloni për fitoren në zgjedhje: Do jetë kryeministrja reformatore e Italisë

Kryetari demokrat, Sali Berisha, e nisi konferencën për shtyp të së hënës, duke uruar edhe njëherë fitoren e koalicionit të djathtë në Itali.

 

Berisha shprehet se Giorgia Meloni fitoi në bazë të vlerave konservatore më të mira.

 

Advertisement

Në Itali, fituan Giorgia Meloni, Mateo Salvini, Silvio Berluskoni, aleatët tanë tradicionalë.

 

Sot, Italia është në një moment historik. Meloni, sipas votës së qytetarëve italianë, do jetë kryeministrja reformatore e ardhshme e Italisë.

 

Advertisement

Fitorja e zonjës Meloni dhe koalicionit që ajo udhëhoqi, është fitore e vlerave konservatore më të arrira të shoqërive të lira, fitore e lirisë, familjes, atdhetarisë dhe atdheut.

 

Giorgia Meloni është një euro-atlantiste e vendosur. Ajo ka përkrahur plotësisht qëndresën e kombit ukrainas për liri, dënuar agresionin barbar rus ndaj Ukrainës, ka qëndruar në anën e NATO dhe SHBA në këtë betejë.

 

Advertisement

Giorgia Meloni pa diskutim ka një begraund dhe vokacion të qartë europeist, në favor të BE-së.

 

Natyrisht, vlerat në të cilat ajo beson, janë vlera që gjithnjë e më shumë po triumfojnë në Europë. Kështu që me këtë rast, unë i uroj zonjës Meloni, atë post për të cilin e votuan qytetarët italianë, dhe suksese të tjera të mëdha,” tha Berisha.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy