Mësuesit francezë po mbajnë një nga grevat më të mëdha arsimore në vitet e fundit, në shenjë proteste ndaj asaj që ata e quajnë, strategji e gabuar e qeverisë për menaxhimin e pandemisë.

 

Qindra shkolla fillore dhe të mesme në të gjithë vendin janë detyruar të mbyllen këtë të enjte pasi mësuesit dhe stafi mbështetës i arsimit janë bashkuar në një marshim përmes qendrës së Parisit drejt ministrisë së arsimit.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ata shprehen se janë trajtuar me përbuzje dhe janë informuar për ndryshimin e protokolleve të Covid në minutën e fundit. Rregullat e testimit për nxënësit kanë ndryshuar disa herë që nga fillimi i muajit janar, ndërsa fëmijët mbi gjashtë vjeç janë të detyruar të mbajnë maska.

 

Sindikatat e mësuesve akuzojnë qeverinë se po rrezikon fëmijët me qasjen e paorganizuar e cila nuk i mbron ata mjaftueshëm nga virusi, duke shtuar se mësuesit që mungojnë nuk po zëvendësohen.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në një deklaratë të përbashkët nga 11 sindikata thuhet se: “Përgjegjësia i takon  ministrit të arsimit dhe qeverisë në këtë situatë kaotike për shkak të protokolleve të papërshtatshme dhe mungesës së mjeteve të duhura për të garantuar funksionimin e shkollave”.