Koncerti i rremë në Bruksel/ 1 prilli shndërrohet në protestë kundër kufizimeve

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Koncerti i rremë në Bruksel/ 1 prilli shndërrohet në protestë kundër kufizimeve

Rreth dy mijë persona u mblodhën në Bruksel për një koncert të rremë i cili u lajmërua në rrjetet sociale, si një kurth në ditën e gënjeshtrës. Turma ishte e shkujdesur në masat e vendosura ndaj pandemisë dhe pas ndërhyrjes së autoriteteve, u regjistruan përplasje.

 

 

Disa persona u arrestuan, ndërsa pati të plagosur mes oficerëve të policisë. Disa qytetarë e shfrytëzuan grumbullimin për ta kthyer në protestë kundër masave kufizuese, ata gjuajtën policinë me shishe dhe mjete të tjera të forta. Në kundërpërgjigje, oficerët përdorën ujë me presion dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën.

Advertisement

 

 

Gjatë gjithë javës janë mbledhur turma të mëdha në parqet e Brukselit për të shijuar motin e ngrohtë, pavarësisht kufizimeve që nuk lejojnë më shumë se katër persona bashkë në ambientet e jashtme.

 

Advertisement

Shtrimet në spital për shkak të COVID-19 në Belgjikë, janë rritur javët e fundit dhe autoritetet shëndetësore kanë paralajmëruar që njësitë e kujdesit intensiv mund të arrijnë një nivel kritik deri më 10 prill nëse ritmi nuk ngadalësohet.

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy