Gjermanët në shesh kundër kufizimeve: Koronavirusi-alarm i rremë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Gjermanët në shesh kundër kufizimeve: Koronavirusi-alarm i rremë

Mijëra protestues janë mbledhur në Belrin këtë të shtunë në një demostratë të quajtuar “Fundi i pandemisë- Dita e Lirisë”.

Duke brohoritur fjalët “liri-liri”demonstruesit marshuan në qendër të qytetit në një ditë të cilësuar si ditë feste por edhe proteste kundër kufizimeve për parandalimin e përjapes së koronavirusit.

Protestuesit mbajin pankarta ku shkruhej: “Coronavirusi-alarm i rremë” dhe “Mbrojtje natyrore në vend të vaksinimit”.

Policia njoftoi se 10 mijë pjesëmarrës ishin lejuar të merrnin pjesë në tubim, por shifrat duket se i tejkaluan 11 mijë.

Advertisement

Mes tyre kishte edhe populistë të krahut të djathtë, organizata neo-naziste, si dhe mbështetës të teorive konspirative të cilët kundështojnë vaksnimin me detyrim.

Mes shqetësimit për një rritje të infeksioneve në Gjermani, autoritetet njoftojnë se asnjë prej pjesëmarrësve nuk ishin të pajisur me maska mbrojtëse dhe nuk respektuan distancën fizike.

Nismës “Të mendosh jashtë kutisë 711” në Stuttgart, i janë bashkuar qytetarë nga e gjithë Gjermania, të cilët mbërritën në Berlin të organizuar me autobusë.

Organizatorët u kanë bërë thirrje hoteleve dhe agjencive turistike si dhe kompanive të autobusëve e fermerëve që të marrin pjesë në këtë protestë.

Advertisement

Gjermanët në shesh kundër kufizimeve: Koronavirusi-alarm i rremë shkruan Vizion Plus.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy