Gjermanët në rrugë kundër koronavirusit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Gjermanët në rrugë kundër koronavirusit

Gjermanët duket se janë lodhur nga rregullat e qeverisë për frenimin e përhapjes së koronavirusit.

Mijëra njerëz janë mbledhur në Berlin duke protestuar kundër masave kufizuese.

Manifestimi ka nisur i qetë ndërsa shehshi është blinduar me forca të shumta policie.

Afro 22 mijë qytetarë kane marre pjesë në manifestimin më të madh që nga koha e pandemisë. Rreth 3,000 oficerë policie janë vene në gatishmëri.

Advertisement

Ndërkohë nuk kanë munguar as incidentet.Policia ka shoqëruar disa persona për shkak të shkeljes së rregullave në protestë.

Demostrata masive e kësaj të shtune vjen ne nje kohe qe autoritetet kishin kërkuar ndalimin e tubimit pasi do te shkeleshin rregullat e distancimit social, por gjykata lejoi mbajtjen e saj. Një ditë më parë, kancelarja gjermane njoftoi nje sërë masash per te mbajtur nen kontroll situaten e pandemise.

Merkel tha se vendi javët e fundit ka shënuar një rritje shqetësuese të rastev.

Masat e reja përfshijnë një gjobë minimale prej 50 eurosh për këdo që kapet pa maskë në dyqane dhe mjetet e transportit publik.

Advertisement

Por megjithëse Gjermania deri më tani është një prej vendeve më pak të goditura nga pandemia në Europë krahasuar me Spanjën Italinë, Francën dhe Britaninë e Madhe shtimi I infektimeve ditore ka rritur shqetesimion tek autoritetet.

Gjermanët në rrugë kundër koronavirusit shkruan Vizion Plus.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy