Protesta kundër kufizimeve/ Holandezët kundërshtojnë ashpërsimin e masave antiCovid

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Protesta kundër kufizimeve/ Holandezët kundërshtojnë ashpërsimin e masave antiCovid

Për herë të parë që nga Lufta e Dytë Botërore, Holanda ka vendosur shtetrrethimin gjatë natës si dhe disa masa më të ashpra për menaxhimin e pandemisë, të cilat do të zgjasin të paktën deri më 9 shkurt.

Vendimi i qeverisë në përgjigje të llojit të ri të koronavirusit, u pasua me reagime të forta në Amsterdam, Eindhoven, Stein dhe disa qytete të tjera. Më shumë se 200 persona janë arrestuar mbrëmjen e së dielës, pas trazirave që u përshkallëzuan në dhunë e përplasje me autoritetet.

Protestuesit dogjën automjete, plaçkitën dyqane dhe qëlluan me gurë autoritetet, të cilët u përgjigjën me gaz lotsjellës, topa uji, shkopinj, kuaj dhe qen. Një grup të rinjsh i vunë flakën një qendre testimi për koronavirusin.

Ministri holandez i drejtësisë, Ferd Grapperhaus, ka dënuar dhunën, duke thënë se kjo situatë nuk ka të bëjë me protestat kundër masave për koronavirus por është thjesht sjellje kriminale. Këto zhvillime vijnë në kushtet kur qeveria holandeze është e përkohshme, deri sa të mbahen zgjedhjet në muajin mars. Debati politik është i tensionuar dhe vaksinimi po ecën me ritme të ngadalta, deri më tani vetëm 100 mijë njerëz kanë marrë dozën e parë të injeksionit.

Advertisement

Ndërkohë në Francë, jelekverdhët kanë pushtuar sërish rrugët duke protestuar kundër shkurtimeve të vendeve të punës. Ata kanë marshuar drejt Asamblesë Kombëtare duke u bashkuar me demonstratën e organizuar nga punëtorët.

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy