Një mësuese afgane tregoi sesi i ndryshoi jeta pasi talebanët morën nën kontroll vendin.

 

Ajo rrëfeu për “BBC” se sot nuk mund të shkojë më në punë, por i duhet të qëndrojë e mbyllur në shtëpi me urdhër të talebanëve.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Jeta e saj ka marrë ngjyrë tjetër dhe ëndrrat që i thurte dje, sot i duken të parealizueshme.

 

“Ne jemi të bllokuar në shtëpi. Ne jemi si të burgosur. Ne nuk mund të dalim jashtë. Ne nuk mund të shkojmë në banka, spitale, universitete, shkolla, gjithçka është mbyllur. Unë kisha një punë, do të shkoja në universitet, por ata mbyllën gjithçka, kështu që tani jam në shtëpi dhe është shumë e vështirë, e vuaj këtë gjë. Unë nuk e di çfarë do të ndodhë me ëndrrat dhe ambiciet e mia. Duket sikur gjithçka ka marrë fund. Dua të largohem nga vendi sa më parë sepse nuk kam rrugë tjetër.”

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";