minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajm shqiperia lajm cloud hosting petrol prices local minibus hire minibus hire Leeds
“Nuk më kanë mbetur më lot”, aktivistja afgane e frikësuar: Talebanët s’do lejojnë që vajzat të shkollohen - Struga.info


“Nuk më kanë mbetur më lot”, aktivistja afgane e frikësuar: Talebanët s’do lejojnë që vajzat të shkollohen

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Nuk më kanë mbetur më lot”, aktivistja afgane e frikësuar: Talebanët s’do lejojnë që vajzat të shkollohen

Marrja e Afganistanit nga talebanët do të përbëjë pengesa të mëdha për arsimimin e grave në vend dhe aktivistët duhet të vazhdojnë të shtyjnë grupin militant të garantojë të drejtat e grave dhe vajzave, tha aktivistja Pashtana Durrani.

Kur talebanët sunduan Afganistanin në vitet 1990, gratë u ndaluan të merrnin një arsimim formal sipas interpretimit fundamentalist të grupit të ligjit islam.

Shumë kanë frikë se të drejtat e grave mund të kufizohen edhe një herë në një Afganistan të kontrolluar nga talebanët, shkruan CNN.

Durrani tha se talebanët duhet të pranojnë që arsimi i përgjithshëm për vajzat dhe gratë të ketë rëndësi, që gratë duhet të vazhdojnë të kenë qasje në shkollën e mesme dhe arsimin universitar.

Advertisement

Megjithëse Durrani tha se nuk ka frikë dhe i njeh të drejtat e saj, ajo tha se kthimi i talebanëve është shkak për alarm. “Sytë e mi janë fryrë nga lotët. Nuk më kanë mbetur më lot, ” tha ajo.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy