Talebanët marrin kontrollin e të gjitha pikave kufitare, fillojnë të hyjnë në Kabul

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Talebanët marrin kontrollin e të gjitha pikave kufitare, fillojnë të hyjnë në Kabul

Në orët e para të së dielës, talebanët kanë arritur të marrin kontrollin e Jalalabadin, kryeqytetin e Provincës Nangarhar të Afganistanit.

Po ashtu, raportohet se ata kanë nën kontroll të gjitha pikat kufitare të Afganistanit, rruga e vetme për të dalë jashtë vendit është vetëm aeroporti i Kabulit.

Ndërkohë, ministri i Brendshëm i Afganistanit, njoftoi se talebanët kanë rrethuar Kabulin dhe tashmë kanë nisur ofensivën për të marrë kryeqytetin. Sipas tij, talebanët janë duke hyrë nga të gjitha anët në Kabul.

Associated Press, teksa citon zyrtarë që kanë folur në kushte anonimiteti, raporton se deri tani nuk ka pasur luftime.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy