Talebanët hyjnë në Kabul/ Dëgjohen të shtëna në kryeqytet, SHBA evakuon diplomatët me helikopter

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Talebanët hyjnë në Kabul/ Dëgjohen të shtëna në kryeqytet, SHBA evakuon diplomatët me helikopter

Talebanët hyjnë në Kabul. Sipas “Reuters”, kryeqyteti i Afganistanit u pushtua nga kryengritësit talebanë dhe diçka e tillë është e konfirmuar nga një zyrtar i lartë.

 

“Ata po vijnë nga të gjitha anët”, shprehen dëshmitarët.

 

Advertisement

Pallati Presidencial afgan konfirmoi se në Kabul janë dëgjuar të shtëna, por shtoi se forcat e sigurisë, në koordinim me partnerët ndërkombëtarë, kanë kontrollin e qytetit.

 

Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës po evakuojnë me helikopter diplomatët e tyre nga ambasada.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy