COVID-19: Londra mbyll përkohësisht ambasadën në Phenian dhe evakuon diplomatët

Pinterest LinkedIn Tumblr +
COVID-19: Londra mbyll përkohësisht ambasadën në Phenian dhe evakuon diplomatët

Britania e Madhe mbylli sot përkohësisht ambasadën e saj në Korenë e Veriut dhe evakuoi të gjithë diplomatët e saj, njoftoi sot ambasadori britanik, për shkak të kontrolleve drastike të vendosura në kufijtë e saj nga Pheniani për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Koreja e Veriut, që ka marrë më herët iniciativën për të mbyllur kufijtë e saj, konfirmoi se nuk kishte asnjë rast me COVID-19 në tokën e saj, ndërkohë që epidemia e shfaqur në fund të vitit 2019 tek fqinji kinez është përhapur në pothuajse gjithë globin.

“Mbyllja e ambasadës është një masë e përkohshme”, deklaroi një zëdhënës i Zyrës së Jashtme. Ambasada e mori këtë vendim sepse Pheniani ka vendosur kufizime për hyrjet në vendin e tij që e kanë bërë të pamundur rotacionin e efektivëve tanë dhe mbajtjen e operacioneve të ambasadës”, sipas tij.

“Ambasada britanike në Phenian do të mbyllet përkohësisht më 27 maj 2020 dhe I gjithë personeli do të largohet nga Koreja e Veriut”, njoftoi në një mesazh në Twitter ambasadori, Colin Crooks.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy