Miliarderi britanik, Richard Branson, i cili zhvilloi dje një fluturim në hapësirë brenda avionit të posaçëm të kompanisë së tij, është vendosur në qendër të mediave botërore.

 

Së bashku me katër anëtarë të tjerë të ekuipazhit, ai u nis dje nga toka drejtë hapësirës, për të realizuar udhëtimin e tij, prej ku filmoi veten dhe publikoi një video-mesazh.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Për të gjithë ju fëmijë; unë dikur isha një fëmijë me një ëndërr, duke kërkuar yjet. Tani unë jam një i rritur në një anije kozmike dhe po shikoj tokën tonë të bukur. Një mesazh për gjeneratat e ardhshme, nëse ne mund ta bëjmë këtë, thjesht imagjinoni se çfarë mund të bëni ju”, tha Branson.

 

Më 20 korrik edhe Jeff Bezos, themeluesi i Amazon, ka paralajmeruar se do të eksplorojë hapësirën me anijen e tij nga Teksasi.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";