Foto që të gjithë prisnin/ Eriksen mesazh falenderimi të gjithë botës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Foto që të gjithë prisnin/ Eriksen mesazh falenderimi të gjithë botës

Christian Eriksen është mirë.

Ylli danez që trembi botën pasi pësoi një arrest kardiak pak ditë më parë gjatë ndeshjes se Euro 2020 kundër Finlandës, ka postuar një foto nga spitali me një mesazh falenderimi për të gjithë njerëzit kudo në botë që kanë ndjekur me shqetësim problemin e tij shendetesor.

 

“Përshëndetje të gjithëve.

Advertisement

Faleminderit për të gjitha mesazhet tuaja të përzemerta që me keni dërguar nga e gjithë bota. Kjo është mjaft domethenese për mua dhe familjen time.

Jam mirë, duke marrë në konsideruar gjëndjen dhe situatën që kalova. Duhet ende të bëj edhe disa analiza dhe kontrolle të tjera këtu në spital, mirëpo gjithcka është në rregull. Tani do të bëj tifo për djemtë e Danimarkës në ndeshjet e radhës. Luani për të gjithë danezet. Christian”.

 

Nuk është ende e qartë se cfarë do të ndodhë me karrierën e Eriksen, mirëpo e rëndësishme është që ai është mirë me shëndet dhe ka kaluar rrezikun e madhe për jetën.

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy