Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, në një intervistë për “Ditari” në A2, preku disa tema që kanë lidhje me Policinë e Shtetit, duke nisur nga ideja për legalizimin e kanabisit mjekësor.

“Kanabisi për qëllime mjekësore nuk do të kultivohet në male, por në plantacione super të kontrolluara, pranë qendrave urbane. Kur policia arrin të kontrollojë kultivimin ilegal, për prodhimin legal nuk ka asnjë lloj problemi.

Gjithësesi, diskutimi nuk është ende në fazën ku të përfshihet Ministria e Brendshme, jemi ende shumë herët, por nuk shikojmë vështirësi për të siguruar këtë proces. Aktualisht po diskutojnë ekspertët e shëndetësisë me ata të ekonomisë”, tha Lleshaj.

“Është projekt ku nuk jemi pionerë ne, ka shumë vende që e kanë nisur”, shtoi ministri.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në lidhje me ligjin e ri për policinë, Lleshaj sqaroi se “hetimi policor i shërben parandalimit të krimit, që është detyrë vetëm e policisë. Për këtë arsye, policisë i duhen instrumentat për të parandaluar krimin”.

Në lidhje me situatën e rendit në vend, ministri i Brendshëm theksoi se “rendi dhe siguria publike janë afër mesatareve evropiane”.

“Nuk është se kemi situatë sigurie më të rënduar nga vendet e tjera. Ka shumë qytete perëndimore ku turistëve i rekomandohet kujdes për të hyrë në zona të caktuara. Në Shqipëri nuk kemi nga këto zona. Rendi nuk është faktori që largohen njerëzit nga vendi, ata largohen për arsim më të mirë ose sepse ndjekin iluzione të gabuara.

Gjithashtu, edhe perceptimi që krijojnë mediat ndikon. Në SHBA vriten shumë më tepër persona sesa vriten në Shqipëri, por mediat nuk i kushtojnë shumë rëndësi. Te ne është një industri e tërë që nxjerr vetëm lajme e vrau, e rrahu, goditi fqinjin…”, tha Lleshaj.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";