Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Kanada. Gjashtë pjesëtarë të një famljeje janë gjetur të vdekur brenda shtëpisë së tyre nga autoritetet lokale.

Në mesin e viktimave janë katër fëmijë. Ndërkohë mësohet se në banesë ndodhej edhe një person i shtatë, i cili po merr ndohmë mjekësore në spital, shkruan BBC.

Policia kanadeze po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, të cilat mbeten ende misterioze. Ndërkaq një person është arrestuar nga policia, pasi dyshohet të ketë lidhje me ngjarjen.

Shefi i policisë së Otavës, Eric Stubbs, u tha radiostacioneve lokale se policia nuk beson se vdekjet ishin rezultat i dhunës në familje. Megjithatë, ai tha se ata janë gjithashtu ende duke u përpjekur për të përcaktuar marrëdhënien midis të dyshuarit dhe viktimave./vizionplus.tv/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";