Kanada/ Gjenden eshtrat e 761 personave: shumica e tyre janë fëmijë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kanada/ Gjenden eshtrat e 761 personave: shumica e tyre janë fëmijë

Eshtrat e zbuluara përreth një ish-kolegji në provincën e Saskatcheëan, Kanada, u përkasin 761 personave, kryesisht fëmijë vendas.

Zbulimi ndodhi më pak se një muaj pas gjetjes së eshtrave të 215 fëmijëve në Kamloops, British Columbia, pranë një tjetër prej shkollave të themeluara në fund të shekullit të nëntëmbëdhjetë nga qeveria Kanadeze dhe e drejtuar nga Kisha Katolike.

Kadmus Delorme, kreu i komunitetit indigjen Kanadez Coëessess, specifikoi: “Të Mërkurën gjetëm 751 varre anonime. Nuk është një varr masiv, ato janë varre anonime”, shpjegoi Delorme në një konferencë për shtyp, duke deklaruar se gërmimet filluan përmes gjeo-radarit më 2 qershor.

Kryeministri Kanadez Justin Trudeau theksoi se Kanadaja duhet të pranojë historinë e saj të racizmit kundër popujve vendas në mënyrë që të “ndërtojë një të ardhme më të mirë”.

Advertisement

 

 Trudeau i quajti zbulimet, së pari në British Columbia pastaj më të fundit në Saskatcheëan “një kujtesë e turpshme e racizmit sistematik, diskriminimit dhe padrejtësisë që popullata vendase ka përjetuar në këtë vend. Ne duhet të marrim parasysh këtë realitet, të mësojmë nga e kaluara jonë dhe të marrim rrugën e përbashkët të pajtimit, në mënyrë që të ndërtojmë një të ardhme më të mirë”.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy