Spitalet në Ukrainë kanë hedhur disa vaksina të papërdorura COVID-19 sepse disa mjekë nuk u paraqitën në takimin e tyre për t’u vaksinuar. Qeveria ukrainase ka si përparsëi vaksinimin e personelit mjekësor, por citoi edhe statistikat që tregojnë se 47% e qytetarëve nuk e duan vaksinën.

 

“Është shumë keq, por nuk ka zgjidhje tjetër; Nëse nuk vjen, shishja e vaksinës mund të mbahet e hapur për 2-3 orë. Pas kësaj kohe, ajo duhet të hidhet”, tha kreu i Komitetit të Shëndetësisë Mikhail Radutsky .

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ministri i Shëndetësisë Maksim Stepanov tha se qeveria po punon që vaksinat të mos refuzohen, duke shtuar se kjo ka ndodhur edhe në vendet e tjera. Ai u vaksinua këtë të hënë “live”, për të treguar që vaksina është e sigurt.

 

“Unë kam provuar me shembullin tim se vaksina që ne bëjmë është një vaksinë plotësisht e sigurt, është një vaksinë efektive”, u shpreh ai.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";