Autoritetet në Spanjë bëjnë me dije se 70 mjekë dhe infermierë rezultuan të infektuar me koronavirus pasi morën pjesën në një festë për Krishtlindje.

Stafi mjekësor që u infektua ishin pjesë e spitalit rajonal të Malagas, dhe sipas mediave në këtë festë morën pjesë më shumë se 170 persona.

Të gjithë personat e infektuar ishin të vaksinuar me të dyja dozat e vaksinës dhe nuk kanë shfaqur simptoma të rënda nga vaksinimi.

Në këtë periudhë të vitit, kur festat janë shumë pranë, autoritetet i frikësohen një rritje të numrit të infektimeve, kjo edhe për shkak të variantit të ri Omicron, i cili raportohet të jetë më i transmetueshëm.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Për këtë arsye, autoritetet shëndetësore në Andaluzi i bëjnë thirrje stafeve mjekësore të mos marrin pjesë në festa të tilla të ngjashme ku marrin pjesë qindra persona.