Sfidojnë masat kundër COVID/ 2500 njerëz marrin pjesë në një festë në Francë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Sfidojnë masat kundër COVID/ 2500 njerëz marrin pjesë në një festë në Francë

Policia franceze ka ndërprerë një festë të madhe të organizuar në mënyrë të paligjshme në veriperëndim të Francës, që ishte duke u zhvilluar që prej natës së Vitit të Ri, pavarësisht kufizimeve të vendosura kundër koronavirusit.

Disa pjesëmarrës u përplasën me policinë, duke i vënë flakën një makine dhe duke hedhur sende të forta drejt efektivëve të policisë.

Në këtë festë, ku u mbajt në një depo të papërdorur në Lieuron, afër Rennes, kishin marrë pjesë rreth 2,500 njerëz.

Ministri i Brendshëm, Gerald Darmanin, tha në Tëitter se pjesëmarrësit në këtë ngjarje janë gjobitur për shkelje të orës policore dhe për mosmbajtje të maskës. Ndërkohë, organizatorët janë duke u identifikuar dhe ndaj tyre do të nisin procedura gjyqësore.

Advertisement

Autoritetet lokale i kanë bërë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në këtë ndejë që të izolohen për shtatë ditë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy