Moska zyrtare ka ‘shpërfillur’ urdhër-arrestin e lëshuar nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për presidentin Putin dhe zyrtaren e lartë Maria Lvova-Belova.

 

Në reagimin e Moskës thuhet se ky urdhër-arrest nuk ka asnjë lloj kuptimi ligjor dhe jo vetëm për Rusinë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Rusia nuk është anëtare e Statutit të Romës të Gjykatës Ndërkombëtare Penale dhe nuk mban asnjë detyrim sipas tij. Rusia nuk bashkëpunon me këtë organ, dhe pretendimet e mundshme për arrestim që vijnë nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë do të të jetë ligjërisht i pavlefshëm për ne”, thuhet në reagim.

 

Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi këtë të premte dy urdhër-arreste, për presidentin Vladimir Putin dhe zyrtaren Lvova Belova. Kjo e fundit akuzohet se është në qendër të skemës së supozuar për të dëbuar me forcë mijëra fëmijë ukrainas në Rusi.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Presidenti i Rusisë akuzohet për krime lufte që përfshijnë kryesisht dëbimin dhe transferimin e paligjshëm të fëmijëve ukrainas.