Për sulmin me shok-bombë ndaj një patrulle të EULEX-it në Rudarë, ka reaguar edhe zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungescu.

 

Ajo ka thënë se NATO bashkohet me aleatët e saj dhe Bashkimin Evropian që dënojnë fuqishëm sulmin e mbrëmshëm.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Çdo sulm i tillë është i papranueshëm dhe kryesit duhet të mbajnë përgjegjësi”.

 

Ajo ka thënë që Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR-i, mbetet jashtëzakonisht vigjilent dhe plotësisht i aftë për të kryer mandatin që ka.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“U bëjmë thirrje të gjitha palëve që të shmangin veprimet dhe retorikën provokuese dhe të kontribuojnë për qetësinë dhe stabilitetin”, ka shkruar ajo në Twitter./rek