Biden: Rusia do të mbahet përgjegjëse për sulmin e paramenduar rus ndaj Ukrainës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Biden: Rusia do të mbahet përgjegjëse për sulmin e paramenduar rus ndaj Ukrainës

Presidenti Joe Biden e quajti sulmin rus ndaj Ukrainës “të paprovokuar dhe të pajustifikuar”.

 

Shtetet e Bashkuara pritet të deklarojnë sanksione të ashpra shtesë ndaj Moskës dhe zoti Biden do t’u drejtohet së shpejti amerikanëve lidhur me sulmin rus.

 

Advertisement

 

Presidenti Biden pati bisedime me homologët e tij të Grupit të Shtatëshes të enjten në mëngjes për të koordinuar sanksione më të ashpra kundër Rusisë, pas fillimit të sulmit rus.

 

Më herët zoti Biden, mblodhi Këshillin e Sigurisë Kombëtare për të diskutuar mbi zhvillimet e fundit. Me anë të një deklarate, ai e quajti sulmin rus, “të paprovokuar dhe të pajustifikuar”.

Advertisement

 

“Presidenti Putin ka zgjedhur një luftë të paramenduar që do të sjellë një humbje jetësh dhe vuajtje njerëzore katastrofike. Rusia është përgjegjësja e vetme për vdekjen dhe shkatërrimin që do të sjellë ky sulm, dhe Shtetet e Bashkuara dhe aleatët dhe partnerët e tyre do të përgjigjen të bashkuar dhe në mënyrë vendimtare. Bota do ta mbajë Rusinë përgjegjëse”, tha zoti Biden.

 

Presidenti Biden do t’u drejtohet amerikanëve lidhur me situatën dhe sanksionet që Shtetet e Bashkuara do të imponojnë ndaj Moskës për atë që ai e quajti “akt të panevojshëm agresioni kundër Ukrainës dhe paqes dhe sigurisë globale”.

Advertisement

 

Ai tha se Uashingtoni do të koordinohet gjithashtu me aleatët e NATO-s “për të siguruar një përgjigje të fortë dhe të bashkuar që frenon çdo agresion kundër aleancës.”

 

Sot një zyrtar i lartë i Pentagonit, se Rusia “ka çdo synim të përmbysë qeverinë ukrainase”.Në një takim të Këshillit të Sigurimit kërkuar nga Ukraina mbrëmë, ambasadorja amerikane Linda Thomas-Greenfield foli për situatën e rëndë.

Advertisement

 

“Ky është një moment i rrezikshëm dhe ne jemi këtu për një arsye dhe një arsye të vetme: t’i kërkojmë Rusisë të ndalet, të kthehet brenda kufijve të saj. Kthejini trupat, tanket dhe aeroplanët përsëri në kazermat dhe hangarët e tyre”, tha ajo.

 

Po mbrëmë vonë Presidenti Biden foli me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy të cilit i premtoi se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të ofrojnë “mbështetje dhe ndihmë për Ukrainën dhe popullin ukrainas”./VOA

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy