Biden i bindur: Në shkurt Rusia nis sulmin ndaj Ukrainës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Biden i bindur: Në shkurt Rusia nis sulmin ndaj Ukrainës

Presidenti Xho Bajdën ka paralajmëruar se në shkurt Rusia do të sulmojë Ukrainën.

 

Në një bisedë telefonike me presidentin Volodimir Zelenski, kreu i shtëpisë së bardhë është shprehur se ekziston një mundësi e qartë për këtë, ndërsa Uashingtoni e ka paralajmëruar për muaj me radhë.

 

Advertisement

Në deklaratën e publikuar  nga Shtëpia e Bardhë, presidenti Biden gjithashtu ka riafirmuar gatishmërinë e Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve që të përgjigjen me vendosmëri nëse Rusia thellon agresionin ndaj fqinjit të saj.

 

Sakaq, këtë të hënë me kërkesë të Uashingtonit, Këshilli i Sigurimit mblidhet për herë të parë mbi tensionet në Ukrainë. Ambasadorja amerikane në organizatë, Linda Thomas-Greenfield deklaroi se instanca më e lartë e OKB-së, do të mbajë një seancë të hapur për shkak të kërcënimit të qartë të paqes ndërkombëtare dhe sigurisë nga ana e Rusisë.  

 

Advertisement

 

Ndërkohë, zyrtarët e Ukrainës, Rusisë, Francës dhe Gjermanisë kanë rënë dakord për një raund tjetër bisedimesh në formatin e Normandisë, që do të mbahen në Berlin, në javën e dytë të muajit shkurt ndërsa kanë konfirmuar vendosmërinë për armëpushim zyrtar në Ukrainën lindore.

 

 

Advertisement

 

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy