“Sot do të shpallim një paketë të re armësh dhe municionesh për sistemet Patriot në Ukrainë.”

 

Kështu tha në një konferencë shtypi zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, John Kirby .

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Vetëm në maj, Rusia nisi 17 sulme kundër civilëve dhe infrastrukturës civile dhe ushtarake në Ukrainë”, shtoi ai.

 

Pentagoni shtoi se pakoja prej 300 milionë dollarësh përfshin raketa të mbrojtjes ajrore AIM-7, sistemet e mbrojtjes ajrore Avenger, municion për sistemet raketore HIMARS, fishekë artilerie, municion tankesh dhe raketa avionësh si edhe më shumë se 30 milionë fishekë të armëve të vogla.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Nderkohe autoritetet e Kievit besojnë se më shumë se 27,000 civilë ukrainas po mbahen ilegalisht në Rusi. Kështu deklaroi komisioneri i parlamentit ukrainas për të drejtat e njeriut, Dmytro Lubinets, cituar nga Ukrinform .

 

“Sipas të dhënave tona, më shumë se 27,000 pengje civile mbahen në Federatën Ruse. Ky është një numër i madh i qytetarëve tanë të mbajtur robër nga rusët,” tha Lubinets.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";