Një mrekulli ka ndodhur orët e para të mëngjesit të së hënës në Turqi. Pas 65 orësh, një vajzë 3-vjeçare është nxjerrë e gjallë nga rrënoja e ndërtesës së shkatërruar nga tërmeti me magnitudë 6.6 të shkallës Rihter që tronditi Izmirin.

Vogëlushja, e cila arriti të shpëtonte quhet Elif Perinçek dhe është personi i 106-të që u nxor gjallë nga rrënojat në Izmir.

Gjyshja e 3-vjeçares u shpreh mes lotëve: “Jam shumë e lumtur. Zoti i bekoftë. Familja u ribashkua. Lutjet e mia u dëgjuan.”

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Urban në Turqi, Murat Kurum deklaroi se numri i viktimave ka arritur në 83, ndërsa 962 kanë mbetur të plagosur, nga të cilët 219 ndodhen ende në spitale.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";