MREKULLI/ Fëmija nxirret gjallë nga rrënojat e Bejrutit pas 24 orësh

Pinterest LinkedIn Tumblr +
MREKULLI/ Fëmija nxirret gjallë nga rrënojat e Bejrutit pas 24 orësh

Orë paniku, ankthi, frike për jetën në Bejrut të Libanit. Një shpërthim i fuqishëm për pak sekonda mjaftoi të ndryshonte jetën e shumë njerëzve.

Më shumë se 135 persona nuk janë më në jetë, mbi pesë mijë të tjerë kanë marrë plagë e për dhjetëra nuk ka asnjë gjurmë. Shumë prej të plagosurve janë në gjendje kritike për jetën.

Advertisement

Por mes gjithë kësaj panorame të zezë, ndodhin edhe mrekulli. Një fëmijë është nxjerrë gjallë nga rrënojat e Bejrutit, pas 24 orësh betejë me jetën.

Momenti që të mbush sytë me lot dhe zemrën me shpresë është shpërndarë nga gazetarja Vanessa Beeley në “Facebook”.

Advertisement

Në video, të voglit i duket vetëm koka dhe një dorë, ndërsa ekipet e emergjencës gërmojnë për ta çliruar nga betoni, pluhuri dhe xhamat. Pasi u nxor i gjallë, ai u dërgua në spital.

MREKULLI/ Fëmija nxirret gjallë nga rrënojat e Bejrutit pas 24 orësh shkruan Vizion Plus.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy