Gjak e gërmadha/ FOTO shokuese të Bejrutit një ditë pas shpërthimeve “atomike”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Gjak e gërmadha/ FOTO shokuese të Bejrutit një ditë pas shpërthimeve “atomike”

Pamjet e dy shpërthimeve apokaliptike që tronditën Bejrutin ditën e martë, kanë shokuar mbarë botën. Qindra banesa u rrafshuan, mbi 100 njerez humben jetën ( bilanc paraprak) dhe mbi 4 mijë të tjerë që u plagosën, ishin bilanci I një ngjarje që Libani nuk do ta harrojë kurrë.
Shpërthimi në një zonë afër portit, në një magazinë ku ishin depozituar mbi 2700 tonë nitrat amoniumi, është shoqëruar me foto dhe video rrënqethese nga ajo zonë e Bejrutit.
Njerëz të gjymtuar, të gjakosur, të mbetur nën gërmadha, fëmijë që kërkonin prindërit dhe prindër që shtrengonin fort të vegjlit e tyre, ishin pamje që shokuan mbarë botën, falë edhe përhapjes së shpejte të informacionit në rrjetet sociale.
Një ditë më pas, agjencite me prestigjoze të lajmeve AFP, Reuters etj, kanë ndarë me publikun fotot e një qyteti të gjunjëzuar, teksa sidomos në një perimetër të madh afër zonës ku ndodhi shpërthimi, gjithcka duket e pluhurosur.

Gjak e gërmadha/ FOTO shokuese të Bejrutit një ditë pas shpërthimeve “atomike” shkruan Vizion Plus.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy