Finlandezët po votojnë këtë të dielë për të zgjedhur presidentin e tyre të ri, një post me rëndësi të shtuar për shkak të tensioneve me Rusinë fqinje që nga fillimi i luftës në Ukrainë.

Rreth 4.3 milionë votuesve u kërkohet të zgjedhin midis ish-kryeministrit konservator Alexander Stubb , i cili fitoi raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale me 27.2% të votave dhe Peka Haavisto, një anëtar i të Gjelbërve që kandidon si i pavarur (25.8%). Sipas një sondazhi të kryer në emër të rrjetit shtetëror televiziv Yle të enjten, Stubb siguron 54% të votave dhe Haavisto 46%.

Me kompetenca më të kufizuara se kryeministri, presidenti, i cili zgjidhet për një mandat gjashtëvjeçar, udhëheq politikën e jashtme në bashkëpunim të ngushtë me qeverinë dhe është komandanti suprem i forcave të armatosura. Një rol, rëndësia e të cilit është rritur pas zhvillimeve gjeopolitike në Evropë dhe anëtarësimit në NATO të Finlandës, e cila ndan një kufi 1340 km me Rusinë./vizionplus.tv/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";