Edhe Turqia në heshtje zgjedhore/ Qytetarët zgjedhin nesër Parlamentin dhe Presidentin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Edhe Turqia në heshtje zgjedhore/ Qytetarët zgjedhin nesër Parlamentin dhe Presidentin

Edhe Turqia është në heshtje zgjedhore. Pas një fushatë intensive udhëheqësit politikë mbyllën tubimet dhe fushatën e tyre për zgjedhjet presidenciale dhe ato te përgjithshme një ditë më parë.

 

Zgjedhjet e nesërme në Turqi do të jenë vendmtare për  të ardhmen politike të presidentit Rexhep Tajip Erdogan dekadat e të cilit në pushtet kanë riformatuar politikën e Turqisë dhe rolin e saj në çështjet globale.

 

Advertisement

Gjatë fushatës presidenti turk ka insistuar se e ka mbajtur Turqinë në këmbë pavarësisht sfidave, duke përfshirë gjendjen ekonomike për shkak të inflacionit dhe tërmetet shkatërruese të muajit shkurt.

 

Gara parashikohet të jetë e fortë, pasi Erdogan është vendosur kundër një opozite të bashkuar me rivalin kryesor Kemal Kilicdaroglu i cili përshkruhet si një njëri i butë, që është zotuar të rivendosë  demokracinë .Erdogan është lideri që ka dominuar politikën turke për 20 vitet e fundt.

 

Advertisement

Më shumë se 64 milionë njerëz pritet të votojnë brenda dhe jashtë vendit. Për të fituar plotësisht një kandidat duhet të sigurojë më shumë se gjysmën e votave.

 

Nëse asnjë kandidat nuk merr të paktën 50% plus një votë në raundin e parë, zgjedhjet presidenciale do të shkojnë në një raund të dytë më 28 maj midis dy atyre që kanë marrë më shumë vota.

 

Advertisement

Për zgjedhjet e përgjithshme do të garojnë 24 parti dhe 151 kandidatë të pavarur për deputetë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy