Presidenti amerikan Joe Biden paralajmëroi përgjegjësit e shpërthimeve pranë aeroportit të Kabulit, si pasojë e të cilave u vranë mbi 60 persona, 12 prej të cilëve ushtarakë amerikanë, se “Amerika nuk fal dhe nuk harron”, duke shtuar: “Do ju gjejmë dhe do na e paguani!”.
“Për ata që kryen këtë sulm, dhe për të gjithë ata që i duan të keqen Amerikës, ta dini që ne nuk harrojmë. Ne nuk do të falim. Do t’ju gjejmë dhe do të na e paguani. Do të mbroj interesat tona dhe popullin tim me gjithçka që kam në dorë”, tha Biden në Shtëpinë e Bardhë.
Presidenti amerikan shtoi se misioni i evakuimit do të vijojë sipas planit: “Nuk do të trembemi nga terroristët. Nuk do ta ndalim misionin. Evakuimi do të vazhdojë”.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";